Operacioni i koduar "Multipower II" i Policisë së Austrisë ka çuar në arrestimin e 14 personave, pjesëtarë të një bande të trafikut të drogës, midis tyre shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Operacioni u zhvillua nga Policia e qytetit të Grazit në një apartament të marrë me qira nga trafikantët në Deutschlandsberg, ku u gjetën edhe 180 kilogramë marihuanë dhe gjysmë kilogrami kokainë.
Shtypi austriak shkruan se operacioni i koduar "Multipower II" ka zgjatur për 1 vit dhe përfundoi me arrestimin e 14 personave. Të arrestuarit janë austriakë, gjermanë, serbë, shqiptarë nga Shqipëria e Kosova dhe boshnjakë të moshës 20-50 vjeç.
(Teksti i plotë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
18 shqiptarë, njëri nga Kosova, të arrestuar për trafik droge
-
Shkatërrohet në Austri narko-banda shqiptaro-serbe
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Policia austriake kap sasinë më të madhe të kokainës, ia zuri një shqiptari
-
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen tre shqiptarë