Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkaktuan panik për ujë të helmuar, shoqërohen në Polici dy ferizajas

Dy qytetarë janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj të premten pasi nëpërmjet postimeve në rrjete sociale kishin shkaktuar panik se është helmuar uji që vjen nga ujësjellësi në këtë komunë.

Sipas njoftimit nga Policia, njëri nga të arrestuarit është L.J., 30-vjeçar, që me videoincizim në rrjete sociale ka bërë thirrje duke thënë: “Përshëndetje krejtve, desha me ju informu që bëni kujdes , mos të pini ujë të qeshmës , sepse kanë ardh lajme se edhe në Ferizaj që ka njerëz të helmuar , kështu që kujdesuni për veten , respekt L.J”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Personi tjetër, me inicialet A.T i moshës 28-vjeçare , ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, thirrjen: “Kujdesni shuuuuum t’madh kur pini Ujësjellës se veç sa kanë fillu mu helmu edhe n’Ferizaj!!”

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë rast fton qytetarët, që mos të bien pre e keqinformimeve të paidentifikuara, por të bazohen vetëm në informatat të cilat kanë ardhur nga organet kompetente, në këtë rast, nga ‘KRU Bifurkacioni ShA’ Ferizaj”, thuhet në njoftim të drejtorisë rajonale të Policisë në Ferizaj.

Rasti ka vazhduar për procedurë të mëtejme hetimore.

Çështja e helmimit të ujit është ngritur si temë në vend që nga fundjava e shkuar kur mbi 1500 qytetarë të Deçanit iu drejtuan institucioneve shëndetësore me simptome helmimi. Nga analizat doli se në ujin e ujësjellësit në këtë komunë janë gjetur baktere.