Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person 50-vjeçar të dyshuar, pasi që ai i ka penguar zyrtarët policor derisa ishin në kërkim të një personi tjetër të dyshuar.
“Mbrëmë, rreth orës 23:10 në fshatin Sojevë të Ferizajt, derisa policët e stacionit ishin në kryerje të detyrës zyrtare në kërkim të një personi të dyshuar, janë penguar, janë ofenduar dhe kanosur nga personi tjetër F.Y (M/K) i moshës 50 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit policët nga sjelljet e tij, janë detyruar të arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacionin e policisë në Ferizaj. “Pasi është testuar me alkool-test ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar ‘Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Kanosen dhe pengohen policët në Ferizaj e Suharekë, tre të arrestuar
-
Arrestohet një 35-vjeçar për sulm ndaj policëve në Ferizaj
-
Një person sulmon tre policë në Ferizaj, një tjetër i kanos në Kaçanik
-
Sulmohet polici gjatë arrestimit të një personi në Ferizaj
-
Arrestohet një person në Ferizaj, kanosi zyrtarët policorë në lidhje me një rast gjyqësor