Kronikë

Shërbimi Korrektues suspendon dy zyrtarë korrektues pas vetëvrasjes së 23 vjeçarit

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, pas vetëvrasjes së F.I. 23 vjeçar në burgun Dubravës.

Ata përmes njoftimit për media bëjnë të ditur se kanë iniciuar procedurë disiplinore ndaj dy zyrtarëve ndërkaq bëhet e ditur se menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç 'rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

“Pas gjithë kësaj, ne mbetemi të përkushtuar që për të gjitha rastet e tilla ti gjejmë dështimet e mundura përbrenda SHKK-së”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe: I burgosuri rrëfen ekskluzivisht për Koha.net ngjarjen e 23-vjeçarit, mohon atë që thanë KMDLNJ-ja dhe SHKK-ja