Tre punëtorë të “Bechtel & Enka-s” janë lënduar, kur një pjesë e vinçit në punimet për autostradën “Arbën Xhaferi” ka rënë përtokë.
Incidenti ka ndodhur në vendin e njohur si Uji i Thartë në Hanin e Elezit.
Zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i ka thënë portalit Koha.net se të tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetë. Fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në Kaçanik, ndërsa më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Ferizajt”, ka thënë Gashi.
Gjithashtu burime të gazetës Koha Ditore, brenda kompanisë “Bechtel-Enka” kanë thënë se gjendja e punëtorëve është jashtë rrezikut për jetë dhe se mjeku kujdestar i kësaj kompanie vazhdimisht ishte pranë punëtorëve derisa ka ndodhur rasti.
“Mjeku i kompanisë është sëbashku me punëtorët të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt. Gjithashtu mjeku i kompanisë menjëherë ua ka dhënë edhe ndihmën e parë punëtorëve të kompanisë të cilët kanë marrë lëndime të ndryshme nëpër pjesë të trupit”, ka thënë ky burim me kusht që mos t’i përmendej emri për shkak të hierarkisë brenda kësaj kompanie.
-
Hani i Elezit kërkon nga “Bechtel-Enka” riparimin e rrugëve dhe kanalizimit
-
Tre të lënduar në vendin e punës në Bechtel Enka
-
Bie nga lartësia një person që po kryente disa shërbime
-
Vetura del nga rruga në Kaçanik, mbyllet rruga për në Han të Elezit
-
Lëndohet një punëtor në Obiliq, arrestohet një i dyshuari