Policia e Rajonit të Prishtinës sot ka arrestuar një shtetas kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur një revole dhe disa fishekë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, me ç’rast Policia ka ndaluar një veturë të tipit “Porsche” dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit TT dhe 8 fishekë.
“I dyshuari A.O., mashkull 21-vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet armë në veturë
-
Arrestohet një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje
-
Arrestohet një person në Prishtinë, Policia i gjeti armë
-
Dyshohet se në maj i vuri flakën një veture në Prishtinë, arrestohet
-
Disa të arrestuar në Prishtinë, sekuestrohen armë zjarri, thika e shkopinj druri