Policia e Kosovës ka njoftuar se një armë është sekuestruar në një aheng familjar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, pas disa të shtënave me armë.
Siç njoftohet, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng familjar ku në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas identifikimit të të dyshuarit është dorëzuar një armë gjuetie nga e cila armë kishte shtënë i dyshuari. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën dhe dy gëzhojat
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.L, 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.