Policia e Shqipërisë ka sekuestruar patundshmëri në vlerë prej 2 milionë euro nga shtetasja shqiptare A.A. (47) banuese në Tiranë. Pronat dyshohet se janë bërë me veprimtari kriminale.
Asaj i janë sekuestruar një apartament e dy garazhe në Tiranë, më pas një apartament në Sarandë dhe një tokë pemëtore.
Dyshohet se burimi i këtyre pronave është nga veprimtarit kriminale të bashkëshortit të A.A.
A.M. kishte mbetur i vrarë gjatë një grabitjeje të një shume parash në Rinas në vitin 2019.
“Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestrimit preventiv ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetases A. A. (M)., 47 vjeçe, banuese në Tiranë. Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 2 milionë euro, konkretisht: 1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën "Mihal Grameno", Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i shtetases A. A.(M.), shtetasi A. M., i cili ka mbetur i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.
Në aeroportin në Rinas, ishte vjedhur afro 10 milionë euro.
-
Noteres në Tiranë i sekuestrohen 13 prona e 5 llogari bankare, vlera rreth 3 milionë euro
-
Policia në Shqipëri sekuestron pasuri në vlerë 26.5 milionë euro
-
Sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 2 milionë euro për shkak të dyshimeve për shpëlarje të parasë
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e 9 kilogramëve ari, në banesë iu gjet një diamant