Policia ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar “Shelegeri”, dhe ka sekuestruar 54 kg e 80 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si edhe ka arrestuar në flagrancë poseduesit e lëndës narkotike.
Në vijim të kontrolleve dhe operacioneve të vazhdueshme që janë zhvilluar nga DVP Vlorë, për evidentimin dhe parandalimin e prodhim/shitjes si edhe të trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 28.08.2017, Seksioni i Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar “Shelegeri”.
Specialistët e Hetimit për Narkotikët në fshatin “Sheleger”, në banesën e shtetasit Alfred Tusha, kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale rreth 54 kg e 80 gram. Në përfundim të hetimeve policia ka arrestuar në flagrancë si posedues të lëndës narkotike shtetasit : Alfred Tusha, 55 vjeç, banues në Sheleger, Sarandë Klajdi Tusha, 23 vjeç, banues në Sheleger, Sarandë. Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, si edhe ka referuar materialet hetimorë në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-
Në Shkodër sekuestrohen gati 100 kg kanabis, arrestohen 4 persona
-
Kapen mbi 1 kg kokainë në Sarandë
-
Në një pyll në Sarandë sekuestrohen 140 kg kanabis në 4 çanta të braktisura
-
Në Durrës konfiskohen mbi 55 kg drogë, arrestohet një i dyshuar
-
Policia gjen 46 kg kanabis në një banesë në Tepelenë, një i arrestuar