Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen disa armë zjarre në Drenas

Dy armë zjarri janë sekuestruar në Gllobarë të Drenasit nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit nga Policia aksioni ka ndodhur rreth orës 04:02 të mëngjesit ku dy persona janë ndaluar pasi kanë provuar t’i shmangen policisë.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte kryer ndalimi, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj të dyshuarve e si rrjedhojë edhe një bastisje në një shtëpi me ç’ rast ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një revole të tipit EKOL Special 99, një karikator si dhe një thikë (e gjetur te të dyshuarit gjatë kontrollit).

Si rrjedhojë e progresit hetimor në rastin e mësipërm, rreth orës 08:20, policia ka kryer edhe një bastisje në fshatin Gllobarë, në Drenas, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit ZASTAVA, një karikator, si dhe gjashtëmbëdhjetë copë fishek, të kalibrave të ndryshëm.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për t’u iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm