Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bastisje në Drenas, arrestohen dy persona

prostitucion

Dy persona janë ndaluar në fshatin Gllobarë të Drenasit pas kishin tentuar t’i shmangnin policët. Si rrjedhojë e rastit, Policia ka bastisur të martën një shtëpi ku ka sekuestruar një revole, një karikator dhe një thikë.

“Si rrjedhojë e progresit hetimor në rastin e mësipërm, rreth orës 08:20, policia kryer edhe një bastisje në fshatin Gllobarë, në Drenas, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një revole, një karikator dhe 16 copë fishekë”, thuhet në njoftimin policor.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për tu iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet tutje.