Policia e Kosovës ka sekuestruar në Drenas një thikë, fishekë dhe substanca narkotike.
Në njoftimin e Policisë thuhet se rreth orës 02:00 të së shtunës, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet në të cilin ishin tre persona.
“Pas verifikimit të personave dhe kontrollit të tyre dhe automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar: -një armë të ftohtë (thikë), -46 fishekë dhe -një sasi të substancës narkotike. Po ashtu nga policia është bërë edhe kontrolli i banesës së njërit prej personave të dyshuar, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është hapur rast për veprat dy vepra.

-
Policia gjen kallashnikov e armë të tjera në shtëpinë e një qytetari në Drenas
-
Tri sulme me thikë në Prishtinë dhe Drenas vetëm gjatë së dielës
-
Ndalohen dy persona në Prizren, iu gjetën thikë e elektroshok në veturë
-
11 armë zjarri të sekuestruara në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Sekuestrohen dy armë zjarri e një thikë në Fushë-Kosovë, dy persona në mbajtje