Një rus është arrestuar në Shqipëri pasi është kapur duke transportuar 22.500 tonë naftë të kontrabanduar.
Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe anijen që po e transportonte naftën.
“Për këtë rast, u vu në pranga kapiteni i anijes që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Rusi, për veprat penale ‘Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë’ dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’”, thuhet në njoftim.
Më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, Policia kishte bllokuar një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22.500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia sekuestroi anijen dhe dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe bllokoi ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas.
-
Bllokohet një anije në Shqipëri me 22.500 tonë naftë e kontrabanduar nga Rusia
-
Tentoi të kalojë kufirin nga Kosova me 1.2 tonë naftë kontrabandë, arrestohet i dyshuari nga Kukësi
-
62 mijë litra naftë kontrabandë nga Libia tentohen të futen në Shqipëri
-
Tentoi të fuste afro 220 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet një person
-
Greqia konfiskon një anije ruse që po bartte naftë