Policia e shtetit në Shqipëri ka bllokuar një anije që transportonte 22.500 tonë naftë e cila po futej ilegalisht në Shqipëri e që dyshohet se ka ardhur nga Rusia.
Sipas njoftimit, është bllokuar një anije që transportonte 22.500 tonë naftë.
“Strukturat policore që operojnë në Durrës, veçanërisht Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara muajt e fundit, me qëllim goditjen e kontrabandimit të naftës që vjen nga Libia e vende të tjera, kanë siguruar në vijimësi, përmes inteligjencës informative, informacione për një anije me flamur liberian që do të kontrabandonte një sasi shumë të madhe nafte”, thuhet në njoftim.
Nafta e cila vinte me një anije me flamur liberian, është kapur me dokumentacion të falsifikuar.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22.500 tonë lëndë djegëse naftë.
Edhe
Sekuestrohen 22.500 tonë naftë e kontrabanduar nga Rusia në Shqipëri
“Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.
-
Mbërrin në Kubë një anije ruse me naftë pas një bllokade tremujore nga SHBA-ja
-
Tentoi të kalojë kufirin nga Kosova me 1.2 tonë naftë kontrabandë, arrestohet i dyshuari nga Kukësi
-
62 mijë litra naftë kontrabandë nga Libia tentohen të futen në Shqipëri
-
Greqia konfiskon një anije ruse që po bartte naftë