Autoritetet greke kanë kapur një cisternë ruse në brigjet jugore të ishullit Evia, ka bërë të ditur për CNN-in të martën, një zëdhënës i Ministrisë së Çështjeve Detare greke.
Cisterna e naftës së papërpunuar po lundronte nën flamurin rus me 19 anëtarë të ekuipazhit në bord, derisa u ndalua për shkak të sanksioneve që Greqia ia ka vendosur Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Anija u konfiskua, derisa autoritetet nuk dhanë më tepër detaje.
Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione të ashpra Rusisë, përfshirë mbylljen e porteve detare për anijet ruse. Përjashtime u bënë për anijet që transportonin ushqim dhe ndihma të tjera humanitare.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania ndalon një cisternë të flotës së fshehtë ruse në Kanalin Anglez
-
Kremlini dënon ndalimin nga Franca të një anijeje ruse me naftë
-
Franca ndalon një anije ruse të naftës e cila ishte nën sanksione ndërkombëtare
-
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “flotës hije” ruse në Mesdhe
-
SHBA-ja sekuestron cisternën e shtatë të naftës të lidhur me Venezuelën