Prokuroria Themelore e Pejës, ka bastisur gjatë ditës së sotme gjashtë lokacione, në të cilat dyshohet se janë shitur produkte të dëmshme ushqimore.
Këto bastisje kanë qenë në koordinim me Policinë e Kosovës përkatësisht Stacionin Policor në Pejë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë kësaj bastisja në të cilën kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë sekuestruar dhe shkatërruar rreth 1,600 kg mish, për të cilat palët nuk posedonin leje përkatëse dhe nuk i plotësonin kushtet adekuate higjienike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Pejës.
Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për ushtrimin e veprimtarive ilegale t'i paraqesin në organet e hetuesisë.