Rrufeja ka goditur sot dy të rinj në Nivokaz të Gjakovës, me ç’rast njëri prej tyre ka ndërruar jetë, e tjetri ka shpëtuar.
Komantanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kris Gjokaj ka konfirmuar për Koha.net se rrufeja ka goditur dy të rinjtë përderisa ata ishin duke punuar.
“Rasti ka ndodhur në Nivokaz, rrufeja ka goditur dy të rinj gjatë punimeve. Ata janë dërguar në për trajtim mjekësor në Gjakovë, megjithatë njëri prej tyre ka ndërruar jetë, e tjetri është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gjokaj.
Koha.net mëson se viktima është 23 vjeçari Shpëtim Kabashi nga fshati Xërxe i Rahovecit.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Samjl Latifi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i lënduari me këtë rast është Shkëlzen Rrustemi, 37 vjeçar nga Celina, përderisa ka ngushëlluar familjen e të ndjerit Shpëtim Kabashi.
“Dua të shpreh dhimbjen time për ndarjen nga jeta të të riut 23 vjeçar, Shpëtim Refki Kabashi nga Xërxa e Rahovecit. Derisa po punonin bashkë me Shkëlzenin në Gjakovë, ata i ka goditur rrufeja ku për pasojë Shpëtimi gjeti vdekjen, ndërsa shoku i tij i punës, 37 vjeçari Shkëlzen Adem Rrustemi nga Celina, mori lëndime serioze. Ngushëllime familjes Kabashi, miqve dhe gjithë të afërmve të Shpëtimit! Gjithashtu, Shkëlzenit, të cilit sipas mjekëve i ka ardhur vetëdija dhe është duke u trajtuar me kujdes në Qendrën e Emergjencës në SHSKUK në Prishtinë, i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Latifi.
-
Një burrë në Gjakovë u godit nga rrufeja, u gjet i vdekur në fushë
-
Vdiq personi që u godit nga rrufeja para gjashtë ditësh në Rahovec
-
Një person goditet nga rrufeja në Rahovec
-
Rrufeja mbyt një 34-vjeçar në Rahovec
-
26-vjeçari që vdiq nga rrufeja në Suharekë, u bart në krahë nga babai e vëllai për rreth 1 km