Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrokulliset një traktor në Podujevë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën pasdite në Podujevë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Një person që po drejtonte traktorin, ka humbur kontrollin ndaj tij dhe ka dalë nga rruga. Traktori është rrokullisur, ndërsa drejtuesi i traktorit ka humbur jetën.

Aksidente tjera janë regjistruar rrugëve të Kosovës në 24 orët e fundit. Sipas raportit, ishin 21 aksidente trafiku me të lënduar kurse janë regjistruar 19 aksidente trafiku me dëme materiale.

Në një rast në Prizren, janë lënduar katër persona. Ndërkohë në Gjakovë lëndime në përplasjen e dy veturave, kanë pësuar tre persona.