Një femër nga Suhareka ka raportuar se të martën dhe të mërkurën është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe babai i bashkëshortit të saj, njofton Policia e Kosovës.
Viktima është detyruar që së bashku me fëmijët e saj të largohet nga shtëpia, transmeton koha.net .
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zyrtarët e QPS dhe kanë marrë viktimën me tre fëmijët e saj, të cilët janë trajtuar ne baze te procedurave vepruese. Nuk raportohet për të arrestuar.
Artikuj të ngjashëm