Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrihen mes vete katër punëtorë të një kompanie ndërtimi në Vushtrri

Katër punëtorë të një kompanie ndërtimi në Vushtrri janë rrahur mes vete të shtunën. Si pasojë ata kanë marrë lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të katër ishin arrestuar fillimisht, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Rr. Skënderbeu Vushtrri 26.06.2021 - 10:00. Janë arrestuar katër meshkuj kosovarë punëtor të një kompanie të ndërtimit, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë.