Reshjet e dendura të shiut, që kanë karakterizuar Shqipërinë gjatë ditës së sotme, kanë shkaktuar rrëshqitje masive inertesh në rrugën Vlorë-Himarë, konkretisht në Llogara, përballë fshatit Dukat.
Krahas reshjeve të dendura, erozioni duket të jetë favorizuar edhe nga djegia e masivit pyjor, mbi këtë pjesë të rrugës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga rrëshqitja e inerteve është vështirësuar kalimi i mjeteve në këtë pjesë të rrugës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të policisë rrugore.
Policia ka njoftuar Entin pronar të rrugës për të rivendosur gjendjen.
Gjithashtu shërbimi i Policisë Rrugore është duke u kujdesur për të siguruar mbrojtjen dhe qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks rrugor.
{gallery}