Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëbora bllokon Llogaranë - ngrica edhe në veri e juglindje të vendit

Reshjet e shumta të dëborës që përfshinë veriun dhe jugun e vendit sollën problematika në disa zona.

Llogaraja u bë e pakalueshme mbrëmjen e së hënës nga dëbora dhe ngricat. E njëjta situatë ka vazhduar edhe gjatë mëngjesit, ku siç raporton korrespondenti ynë, policia nuk po lejon kalimin pa zinxhirë të automjeteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dëbora përfshiu edhe juglindjen. Në rrugët Qafë Thanë-Pogradec dhe Korçë-Dardhë, dëbora shkoi mbi 15 cm. Por, për momentin nuk janë akse të bllokuara.

Probleme kanë dhe disa akse në veri të vendit, ku zona e Thethit mbetet e bllokuar, ndërsa në Dibër disa rrugë kanë zënë shtresa akulli dhe kalimi bëhet me zinxhirë.

Edhe fshati Qarrishtë në Librazhd raportohet të jetë i bllokuar nga dëbora.