Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit V.H., me dyshime se ka kryer veprën penale sulm i rëndë trupor.
Masa e paraburgimit vlen deri më 9 mars, siç ka njoftuar Gjykata Themelore e Prizrenit.
Më datën 8 shkurt, V.H. akuzohet se ka sulmuar R.K., me boks të hekurit dhe në këtë zënkë iu bashkëngjiten edhe tre persona tjerë me shkop të bejsbollit, që e kanë goditur dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore R.K.
“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar, do të merret në pyetje i pandehuri, dhe dëshmitarët tjerë eventual, në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, gjithashtu duke marrë parasysh raportet e acaruara ndërmjet të pandehurve për shkak të një konflikti të mëhershëm si dhe të këtij rasti, vendosmërinë e të pandehurit për të kryer këtë vepër penale ku shihet nga video incizimi se të njëjtit në bashkëveprim pasi që janë marrë vesh e kanë kryer këtë vepër penale”, thuhet nga Gjykata.
-
Një muaj paraburgim dy personave për “vrasje në tentativë” në Prizren
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasje në tentativë në Prizren
-
Nga një muaj paraburgim dy të pandehurve që e rrahën një person në Prizren
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që rrahu bashkëshorten e djalit
-
Paraburgim për të miturin që theri një person