Në fshatin Korishë të Prizrenit dje ka ndodhur një rrahje për shkak të kontestit pronësor, me ç’rast janë lënduar dhe arrestuar dy persona.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se, s”si pasojë e një kontesti pronësor dy të dyshuar kanë sulmuar një burrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se si pasojë e përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe njëri nga të dyshuarit i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm