Tre burra janë arrestuar të martën në Prishtinë, pasi dyshohet se janë rrahur mes vete si pasojë e një kontesti pronësor. Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore dhe për këtë u është ofruar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ndue Përlleshi”. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësor, ishin përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrihen mes vete burrë e grua në Prishtinë, lirohen në procedurë të rregullt
-
Rrahje mes disa personave në Prishtinë e Podujevë
-
Babë e bir rrihen mes vete në Prishtinë
-
Pesë persona rrihen mes vete në Prishtinë, njëri dërgohet në neuropsikiatri
-
Arrestohen dy të dyshuar për përleshje në Prishtinë, njëri nga ta shtetas serb