Dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore dhe i kanë dëmtuar xhamat e traktorit në fshatin Tërpezë të Vitisë.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit i cili më vonë është liruar.
Dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje 48 orë.