Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje në Prishtinë e Ferizaj, dy të lënduar e një i mitur i arrestuar

Dy raste të lëndimeve të rënda trupore janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës. Nga të dy rastet, vetëm një person është arrestuar.

Në rastin e parë, në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë një person kishte raportuar në mesditë se ishte sulmuar fizikisht nga një tjetër. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara. Nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në rastin tjetër, në fshatin Gaqkë të Ferizajt është arrestuar një i mitur pasi gjatë përleshjes fizike me një tjetër kishte goditur viktimën me thikë në shpinë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.