Dje, në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.
Ai, sipas njoftimit nga Policia, pasi pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj K/Shqiptar, të cilët ishin në vendin e tyre të punës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.
Po dje, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Klinë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.
Ata e kanë sulmuar fizikisht duke e ther me thikë viktimën mashkull K-Ashkali.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit njeri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.