Kronikë

Rrahje në mes të dy vëllezërve pas mosmarrëveshjes pronësore

Dy vëllezër janë arrestuar mbrëmë në fshatin Bec të Gjakovës, pasi që pas një mosmarrëveshjeje pronësore ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete të forta.

Vëllezërit kanë pësuar edhe lëndime trupore për të cilat u është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.