Të premten dy vëllezër në Gjakovë janë rrahur mes vete.
Policia në raportin 24-orësh thotë se ata kishin mosmarrëveshje mes tyre.
Të dy janë arrestuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin. Nuk raportohet për lëndime. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.