Dje në rrugën “1 Qershori” në Lipjan, pesë persona janë rrahur mes vete.
Prej tyre, 2 kanë marrë lëndime trupore nga një armë e janë dërguar në QKUK, e më pas nga Policia të gjithë janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje në mes vete dhe gjatë përleshjes si pasojë e përdorimit të armës lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit, të cilët janë dërguar për në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë konfiskuar një armë automatike, prodhim kinez me karikator pa fishek. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.