Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje në Ferizaj, përdoren edhe armët

Si pasojë e një mosmarrëveshje, disa persona janë rrahur mes vete në Fshatin e Vjetër të Ferizajt të hënën në mesditë.

Në përleshje janë përdorur edhe armët e zjarrit. Si pasojë e goditjeve nga mjetet e forta është lënduar një person që ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja fishekësh, ndërsa te i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë.

Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm