Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së sotme ka pranuar informatë për një rrahje në progres në rrugën ”Rexhep Luci" në Prishtinë.
Me të marrë informatën, Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy persona të cilët ishin të përfshirë në rast dhe një dëshmitar.
“Aktualisht, Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.
KOHA ka siguruar pamjet nga ky incident që ndodhi në orët e mbrëmjes në kryeqytet.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrihen mes vete burrë e grua në Prishtinë, lirohen në procedurë të rregullt
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Dy të arrestuar për therjen e dy personave në Prishtinë para tre ditësh
-
Babë e bir rrihen mes vete në Prishtinë