Dy persona janë arrestuar në Deçan pasi thuhet se janë rrahur mes vete. Policia e Kosovës njofton se rrahja ka ndodhur të dielën në orën 19:10, ndërsa pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Policia njofton tutje se në Gjakovë vëllai ka sulmuar motrën e tij, pasi dyshohet se i ka kërkuar para për të blerë narkotik, pasi i dyshuari thuhet se është konsumues.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje.
Artikuj të ngjashëm
-
E rrahën dhe e mbyllën motrën në dhomë, arrestohen dy të dyshuar në Deçan
-
Një grua në Deçan rrah një burrë dhe një police, arrestohet
-
Arrestohen dy vëllezër në Gjakovë sepse u rrahën mes vete dje
-
Deçan, arrestohen pesë persona pasi u rrahën mes vete
-
Rrahje mes shtatë personash në Deçan, njëri përfundon në spital