Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje mes dy grupeve në Kllokot, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka konfirmuar një rrahje që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën Kllokot – Viti, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Policia është në kërkim të të dyshuarve.

Sipas njoftimit, Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm. Pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit, njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila, nuk janë intervistuar fillimisht.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për rrahje mes dy grupeve, ku një person ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa autoritetet po punojnë në hetimin e plotë të ngjarjes.