Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje masive për kontest pronësor, katër të arrestuar

Një rrahje masive ka ndodhur dje në fshatin Beguncë të Vitisë për kontest pronësor, me ç’rast janë arrestuar katër persona.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, që tregon se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30, transmeton Koha.net.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thotë PK.

Artikuj të ngjashëm