Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje masive në Viti, dy mbesin të lënduar e arrestohen 4

Në fshatin Vërban të Vitisë dje ka ndodhur një rrahje masive, me ç’rast kanë mbetur të lënduar 2 persona e katër janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur janë përleshur fizikisht mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, atyre u është ofruar tretmëni mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, bën të ditur Policia e Kosovës.