Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahin një person, arrestohen tre të dyshuar në Viti

Foto: Ilustrim

Në fshatin Verban të Vitisë tre persona dje janë arrestuar me dyshimin se kanë rrahur një person, transmeton Koha.net.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull K-Shqiptar. Po ashtu njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në ajër”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.