Është arrestuar dje një burrë në Viti me dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rrahja ka ndodhur më 29 tetor nga ora 17:30.
“Më 30.10.2018 është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm