Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje masive në veri të Mitrovicës, një i lënduar

rrahje

ilustrim

Rreth 30 persona janë rrahur mes vete në një lokale në veri të Mitrovicës, të shtunën në ora 23:20. Policia ka njoftuar se disa prej tyre ishin në gjendje të dehur, derisa thuhet se ka pasur edhe të shtëna me armë, ku në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të pistoletës.

Një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.