Gjashtë persona janë arrestuar në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut pasi i kanë rrahur tre zyrtarë policorë në orët e para të së martës.
VIDEO: Kossev/Facebook
Sipas njoftimit, të arrestuarit N.N. 24-vjeçar, N.N., 26-vjeçar, A.B. 28-vjeçar, A.B. 30-vjeçar, I.R. 24-vjeçar dhe B.D. 19-vjeçar, fillimisht thuhet se i kanë ofenduar tre policët e më pas i kanë sulmuar. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit.
Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa rrahja ka ndodhur para kafenesë “Tre sheshirat”.
Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
-
Gjashtë serbë arrestohen në Mitrovicë të Veriut, pas sulmit ndaj tre policëve
-
Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”
-
Rrahje mes të rinjve shqiptarë e serbë në veri, disa të arrestuar – dy të lënduar
-
Tre policë në veri sulmohen nga persona të panjohur
-
Katër të arrestuar në veri, Policia mohon pretendimin për keqtrajtim