Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje masive në Prishtinë, dy të lënduar

Në fshatin Shkabaj në Prishtinë dje rreth orës 16:00 ka ndodhur një rrahje ndërmjet pesë personave, me ç’rast janë lënduar dy prej tyre dhe njëri është arrestuar, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, ku si pasojë dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm