Dje rreth orës 20:00 në një internet kafe në Arbanë ka ndodhur një përleshje ku janë përfshirë gjashtë të dyshuar të cilët janë arrestuar nga policia, transmeton Koha.net.
Të dyshuarit janë intervistuar lidhur me rastin me ç’ rast është kuptuar se njëri prej tyre pas përleshjes ishte kthyer përsëri tek vendi i ngjarjes me një armë zjarri në dorë.
Policia ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit dhe e ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike pa fishekë. Për ecurinë e hetimeve të rastit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që pesë të dyshuarit të ndalën në mbajtje ndërsa i gjashti është lënë i lirë. Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë
-
Rrahje mes disa personave në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë
-
Gjashtë të arrestuar pas një përleshjeje në Viti
-
Dhjetë të arrestuar nga dy familje, s’dihet pse u rrahën mes vete
-
Rrahje masive në Kllokot, të përfshirë policë jashtë detyrës zyrtare