Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahja e nxënësve në lagjen “Dardania”, paraburgim për dy persona

sulm

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrahjen e cila kishte ndodhur ditë më parë në rrugën “Zija Shemsiu” të lagjes “Dardania” të Prishtinës ku ishin përfshirë disa nxënës, ndaj të cilëve është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

“Në incidentin i cili kishte ndodhur jashtë objektit dhe hapësirave shkollore, njëri prej nxënësve kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, përderisa Policia e Kosovës është duke vazhduar hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të përfshirë në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thotë lidhur me këtë rast por edhe rasteve tjera të cilat kryesisht kanë ndodhur jashtë objekteve dhe hapësirave shkollore, e të cilat nuk janë ndërlidhur me procesin mësimor apo me sigurinë në shkolla, ka ndërmarrë dhe po vazhdon të ndërmerr veprime konkrete përmes planit operativ “ Siguria në Shkolla”.