Në Prishtinë, për dhunë në familje janë arrestuar dy persona .
Në rastin e parë, një mashkull K-Shqiptar është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij mashkull K-Shqiptar, përcjell Koha.net njoftimin e Policisë.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
Në rastin e dytë, po në Prishtinë, viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur nga i biri i tij i dyshuari mashkull K-Shqiptar.
Me 04.05.2019 i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm