Është arrestuar një burrë në Gjilan pasi dje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe të bijën e tij, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm