Në Malishevë është arrestuar një burrë me dyshimin se ka rrahur bashkëshorten dhe të bijën e tij, bën të ditur Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30, me ç’rast viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, viktima femra K/Shqiptare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Mitrovicë të Veriut për sulm ndaj nënës së tij
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
-
Tri raste të dhunës ndaj grave për 24 orë në Kosovë
-
E sulmoi një grua në gjendje të dehur, arrestohet burri në Pejë
-
Burri raporton se bashkëshortja po ushtron dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre