Një burrë është arrestuar dje në Gjilan pasi raportohet se ka rrahur gruan e tij dhe babanë e gruas, transmeton Koha.net.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Është arrestuar i dyshuari shqiptar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij dhe babanë e gruas duke iu shkaktuar lëndime trupore”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm