Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrah gruan dhe e kërcënon me armë zjarri, arrestohet

Një burrë është arrestuar para dy ditësh në Fushë Kosovë pasi kishte rrahur gruan e tij, që gjithashtu e ka kërcënuar me armë zjarri.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se viktima, pasi ishte rrahur ishte larguar dhe kishte shkuar në shtëpinë e vëllait, kurse i dyshuari kishte shkuar atje ku kanosur me armë zjarri që të dytë, transmeton Koha.net.

“Viktima, grua shqiptare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj, i dyshuari, e kishte sulmuar fizikisht. Më pas viktima është larguar dhe ka shkuar në shtëpinë e vëllait të saj, ku i dyshuari edhe aty ka shkuar dhe i ka kanosur me pistoletë që të dytë. I dyshuari është arrestuar dhe ju ka konfiskuar pistoleta me 17 fishekë dhe dy pushkë gjuetie të cilat i kishte me leje”, thotë PK.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Artikuj të ngjashëm