Një person në Prishtinë ka raportuar të birin e tij në Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se i biri i tij ka vjedhur ari dhe argjend të cilat i ka shitur në argjendari të ndryshme në Prishtinë me çmime shumë të ulëta.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari më 7 shtator me forcë ia ka marrë nënës së tij telefonin celular me vlerë rreth 60 euro dhe ia ka shitur një të dyshuari të dytë për 25 euro.
“Është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të cilit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.